Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë pasdites së sotme në aksin rural të fshatit Melan në Dibër, ku një makinë ka dalë nga rruga duke u përmbysur dhe për pasojë nga humbur jetën drejtuesi i automjetit.
Fillimisht ngjarja është pikasur nga kalimtarët e rastit të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe ambulanca, por fatkeqësisht 18-vjeçari nuk ka arritur me shenja jete pranë spitalit rajonal të Peshkopisë.
Ndërkohë grupi hetimor ka nisur hetimet rreth kësaj ngjarje të rëndë. /Tch/Telegrafi/