Telegrafi

Aksident me fatalitet në Brod të Shtërpcës, vdes 7-vjeçari

 

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në fshatin Brod, ku ka humbur jetën një fëmijë, 7-vjeçar.

Rasti ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Brod, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale  I.H.( m/sh/k 39 vjeç), duke mos e përshtatë shpejtësinë e lëvizjes ka goditur këmbësorin R.H. (m/sh/k 7 vjeç), i cili kishte pësuar lëndime serioze.

“I lënduari është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpc, ku nga personeli mjekësor jemi njoftuar se viktima nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, ndërsa i dyshuari, me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohet për 48 orë. /Telegrafi/