Site icon Telegrafi

Aksident fatal: Vdes një person në Prishtinë (Video)

Aksidenti ka ndodhur afër Postës së Re në Ulpianë. Një person ka vdekur e më shumë se dy të tjerë janë lënduar.

Sipas informatave të Telegrafit nga vendi i ngjarjes, thuhet se një xhip ka lëvizur me shpejtësi të madhe nga Hotel Grandi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Dyshohet se personat në xhip ishin të dehur. Në afërsi të objektit të Postës së Re, shoferi i kësaj veture nuk ia del të frenojë dhe godet veturën tip Golf 4.

Nga përplasja vdes një 25-vjeçar i cili drejtonte Golfin. Në veturë me të ishte e dashura e tij, që është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

LAJMI I FUNDIT: Aksident fatal në Prishtinë!

Posted by Telegrafi.com on Saturday, October 31, 2015

Exit mobile version