Site icon Telegrafi

Aksident fatal në Tetovë

71 vjeçarja nga Tetova ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra pas goditjes nga vetura në bulevardin “Vidoe Smilevski-Bato”.

Zëdhënësi i SPB Tetovës, Marjan Josifovski deklaroi se U.J.(71) ka vdekur nga lëndimet e marra pas aksidentit të ndodhur sot në ora 11:25. Ajo është goditur nga një veturë “Opel Vectra”, e drejtuar nga A.I(34).

Personi është dërguar menjëherë në Spitalin klinik të Tetovës, ku mjekët vetëm e kanë konstatuar vdekjen e saj.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer prokuror dhe ekip i SPB Tetovës. Punohet në vërtetimin e shkaqeve të aksidentit./Telegrafi/

Exit mobile version