Site icon Telegrafi

Aksident fatal komunikacioni në Strugë

Në një akisdentë të ndodhur mbrëmë në rrugën Strugë – Qafthanë, në afërsi të Radolishtit, nga plagët e rënda ka vdekur personi E.A (69), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur SPB e Ohrit, vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor i spitalit të përgjithshëm të Strugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe policore që kanë kryre ekspertizat e nevojshme. Përndryshe ky është rasti i dytë fatal në këtë rajon, brenda disa ditësh./Telegrafi/

Exit mobile version