Telegrafi

Aksident me dy të plagosur në Tiranë, Audi i del përpara autobusit

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave u shënua paraditen e sotme në zonën e Saukut në Tiranë, pasi një autobus urban u përplas me një automjet tip Audi.

Si pasojë e përplasjes u dëmtua drejtuesi i Audit, shtetasi I. A., dhe një pasagjere në autobus, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia tha se nga verifikimet paraprake rezulton që drejtuesi i mjetit tip Audi ka hyrë kundërvajtje duke i dalë përpapara autobusit urban çka ka shkaktuar aksidenti. /Telegrafi/