Telegrafi

Aksident me dy të lënduar në rrugën Skënderaj-Drenas

Si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën rajonale Skënderaj-Drenas, saktësisht në fshatin Morinë, kanë mbetur dy persona të lënduar.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se në aksident të përfshira kanë qenë dy automjete.

“Në aksident ishin te përfshira dy automjete civile, ku si pasojë lëndime pësuan dy persona, njeri drejtues e tjetri pasagjer”, u shpreh ai

Të lënduarit, pas aksidentimit, tretman mjekësor kanë marrë në Qendrën Klinike Mjekësore Familjare në Drenas.

Sipas Zahitit, bazuar në rrethanat ku ka ndodhur aksidenti, shkaktar konsiderohet mos mbajtja e distancës ndërmjet dy veturave te aksidentuara. /KosovaPress/