Dy adoleshentë në SHBA që u larguan nga një festë diplomimi fundjavën e kaluar e përplasën makinën e tyre drejt në çatinë e një shtëpie, duke zgjuar banorët e befasuar, thonë zyrtarët në Missouri.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja ndodhi herët në mëngjes të dielën në Eureka, një lagje periferike e Saint Louis.
As adoleshentët që gjendeshin brenda në makinë dhe as banorët e shtëpisë nuk pësuan lëndime në këtë përplasje të çuditshme, deklaruan autoritetet.
Fotografitë e publikuara në Facebook nga Rrethi për Mbrojtjen nga Zjarri, Eureka, tregojnë se gjysma e makinës ishte futur përpara në kulmin e shtëpisë.
Zyrtarët e quajtën atë si “thirrje shumë interesante emergjente”. /Telegrafi/