Telegrafi

Aksident autobusi në rrugë Shkup – Veles

Një autobus me targa greke ka dalur nga korsia në rrugën Shkup – Veles. Tani bëhet nxjerja e udhëtarëve të lënduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Rreth orës 19 në rrugën Shkup – Veles, në afërsi të punktit dimëror Kulla, autobus me targa kombëtare greke ka humbur kontroll dhe ka dalur nga korsia. Në vendin e ngjarjes janë të pranishëm ekipe të ndihmës së shpejtë dhe automjete të policisë. Bëhet fjalë për nxjerje të të lënduarve’, vërtetojnë nga MPB.

Ende nuk ka të dhëna për numrin e të lënduarve./Telegrafi/