Autoritetet e Kongos kanë njoftuar se të paktën 10 vetë humbën jetën kur një aeroplan ushtarak u rrëzua menjëherë pas largimit nga kryeqyteti Kinshasa.
Lambert Mende, zëdhënës i Qeverisë, konfirmoi aksidentin e transportuesit ajror “Antonov” në aeroportin ndërkombëtar N’djili.
Mediat lokale njoftuan se kishte të paktën 10 veta në aeroplan dhe se nuk kishte të mbijetuar, transmeton KosovaPress.
Shkaku i rënies është i panjohur. Sipas disa pretendimeve, aeroplani kishte një problem teknik pas fluturimit dhe humbi kontaktin me kontrollin e fluturimit.