Një aksident ka ndodhur në orët e vona të ditës së martë afër Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë.
Siç merr vesh Telegrafi, ndonëse nuk dihet shkaku, për fat të mirë, përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.
Megjithatë, mësohet se personat e gjendur në veturë, pas përplasjes së saj, janë ngujuar brenda, për çka është dashur edhe ndihma e policisë që ata të dalin nga vetura. /Telegrafi/