Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Nga fotot e ardhura në KALLXO.com shihet se aksidenti ka kaluar me dëme materiale, ndërsa në vend të ngjarjes ndodhet policia.
Që prej ndryshimit të kushteve atmosferike, rënies së temperaturave, reshjeve e mjegullës, kanë filluar të ndodhin më tepër aksidente.
Të enjten pasi 3 persona vdiqën në dy aksidente brenda 24 orësh, policia apeloi për kujdes të shtuar në trafik.