Në regjionin Hunter të Australisë është aksidentuar një aeroplan i lehtë, ndërsa brenda tij ka gjetur vdekjen një person.
Raportohet se brenda ishte një 44-vjeçar që ende nuk është bërë identiteti i tij, që ishte pilot me përvojë dhe aeroplanin amfib e kishte ndërtuar vet, transmeton Telegrafi.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat, nëse fajtori i aksidentit ishte funksionimi i aeroplanit, apo moti nuk ishte në favorin e tij.
Sipas policit që ishte i pari që intervenoi në këtë aksident, piloti ishte gjetur i bllokuar në kabinë, ku nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve që kishte pësuar.
Royal Newscastle Aero Club ka bërë të ditur, se ai ka dashur ta ndalonte aeroplanin në atë pjesë, sepse kishte probleme me motorin, por ky pretendim ende nuk është verifikuar.
Banorët zonës ishin të parët që provuan ta ndihmonin, por ishte vonë edhe pasi intervenuar për ndihmë mjekët e ndihmës së shpejtë. /Telegrafi/