Shoferi i veturës Porsche 911, që lëvizte në pistën e garave në Nurburgring të Gjermanisë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur për murin anësor.
Si pasojë e aksidentit, asfalti është mbuluar nga benzina dhe vaji, duke e bërë rrugën të rrëshqitshme për makinat që vinin me shpejtësi, transmeton Telegrafi.
Faji i mosfunksionimit të sinjalizuesve – që do të njoftonte shoferët se duhet të ndalojnë – besohet të jetë shkaktari i aksidentit.
Më poshtë mund të shihni dëmtimet e 14 veturave. /Telegrafi/