Policia tha se ishin kalimtarë të rastit ata që panë një automjet 20 metra në greminë në aksin që lidh Tropojën me fshatin Golaj.
Shkalla e djegies së njeriut të gjetur aty është tepër e lartë, gjë që ka vështirësuar së tepërmi edhe identifikimin e trupit, raportoi BW.
Automjeti tip benz ka targa angleze dhe viktima dyshohet se është drejtuesi i mjetit.
Policia ka nisur menjëherë hetimet për identifikimin e trupit të djegur, shkaqeve të djegies së automjetit dhe viktimës. Ka nisur, ndërkohë, marrja në pyetje edhe e banorëve të zonës./Telegrafi/