Telegrafi

AKSH: Kemi mbështetje në gjithë Kosovën… edhe në politikë

Gafurr Adili i cili drejton Armatën Kombëtare Shqiptare, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press tha se AKSH ka aktualisht luftëtarë dhe mbështetës në çdo cep të Kosovës, në çdo komunitet, fshat, qytet, madje edhe në parlament, si të i vjetri ashtu edhe tek i riu që do të krijohet.

Adili tha për agjencinë amerikane se, “thirrjes sonë do t’i përgjigjeshin edhe shqiptarët e diasporës”.

Muajin e kaluar, grupi paraushtarak garda e Car Llazarit kërcënoi se do të vendoste nën shënjestër UNMIK-un dhe paqeruajtësit e NATO-s si dhe institucionet shqiptare në Kosovë, nëse kjo e fundit do të shpallte pavarësinë.

Në përgjigje të një deklarate të tillë, lideri i Armatës Kombëtare Shqiptare, Gafurr Adili, tha se AKSH mund të mbledhë menjëherë 12 mijë ushtarë për të mbrojtur Kosovën, duke shtuar se kishin nisur patrullimet në kufi me Serbinë.

(news24)