Tashmë të gjithë jemi mësuar me stilin e veçantë të veshjes së bashkëshortes së Kryeministrit Rama, Linda Rama.
Një zonjë e hijshme, e cila nuk preferon veshjet që përdoren rëndom nga zonjat e moshës së saj, por guxon me një tjetër stil, i cili, për hir të së vërtetës, i shkon shumë. Në promovimin e librit të Eni Vasilit, Linda kishte preferuar ngjyrën e zezë dhe të bardhë, të cilat i përdor jo rrallë, por me një palë pantallona të gjera, ku këpucët janë gjithashtu një gjetje e veçantë.
Por ajo që bie në sy është një çelës i madh i varur në qafë, që natyrisht nuk mund ta besojmë se është çelësi i shtëpisë së saj. Kur ishim të vegjël, në përgjithësi na e varnin një të tillë në qafë prindërit, por ky rast mund të jetë tjetër. Varësja në formë çelësi mund të jetë një fatsjellës ose thjesht një aksesor i veçantë, i zgjedhur nga zonja e Kryeministrit për ta kombinuar me veshjen, gjithashtu të veçantë. /Panorama/Telegrafi/