Aksesorët janë qershia mbi tortë e një pamje. Gjithmonë ata plotësojnë bukurinë e një kombinimi që ke zgjedhur të veshësh për rastet festive. Në këtë prag festash, guxo edhe me aksesorët duke i zgjedhur ata me shumë shkëlqim, me ngjyra të forta dhe voluminozë.
Këta aksesorë japin jetë veshjes dhe kombinimit tënd. Kështu, mbrëmjet festive bëhen më të bukura. Disa aksesorë si spilat mund të përdoren edhe për palltot, nëse kë vendosur të veshësh pallto në mbrëmjet e ftohta.
Këshillohet që spila të përdoret në orët e pasdites deri në mbrëmje, sepse është një aksesor që i përshtatet më shumë pjesës së dytë të ditës. /Telegrafi/