Site icon Telegrafi

Aksesorët “Alexis Bittar” për vjeshtë

Bittar ka ndërthurur në këtë koleksion motive luksoze dhe mahnitëse. Këta aksesorë do të përshtaten me personalitetin tuaj duke ju bërë të jeni unike. Modelet kanë elegancën e klasit të lartë dhe artin e të punuarit me dorë.

Gurët e punuar në forma të ndryshme, si unaza, varëse, byzylykë të punuar me xhevahire që vezullojnë do të rrëmbejnë mendjen tuaj në çast dhe do të theksojnë anën luksoze të këtij koleksioni.

Për ta bërë këtë koleksion edhe më intrigues disa aksesorë janë punuar nga frymëzimi tek kafshët e egra si pantera dhe gjarpri. /Telegrafi/
 

Exit mobile version