Site icon Telegrafi

AKS: Qytetarët dhe bizneset kërkesat duhet t’i adresojnë tek shtabet emergjente komunale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka bërë të ditur se qytetarët dhe bizneset e tyre kërkesat duhet t’i adresojnë tek shtabet emergjente komunale.

AKS njofton se Qendra Operative në Ministrinë e Brendshme dhe Administratës Publike kërkon që tё gjitha kërkesat e qytetarëve të trajtohen nga ana e Shtabeve Emergjente Komunale.

Sipas tyre, pastaj nga aty komunikohen tek Qendra Operative për trajtim të mëtutjeshëm.

“Kjo pra nënkupton edhe nëse duhet tё komunikohet me Qendrën Operative të MPBAP-së, ai komunikim duhet të bëhet nga Komunat e jo nga bizneset ose qytetarët”. /Telegrafi/

Exit mobile version