Telegrafi

Akrobatja i mbijetoi rënies nga trapezi që ndodhej në lartësi (Video)

Në një qendër tregtare që ndodhet në Guangzhou të Kinës, një akrobate ka shpëtuar nga rënia prej lartësisë, megjithëse me mjaft lëndime.

Adoleshentja 19-vjeçare ka thyer këmbën dhe kockat e legenit, por nuk ka edhe dëmtime tjera, transmeton Telegrafi.

“Po vallëzonte në trapez së bashku me një kolege, kur rrëshqiti dhe ra. Menduam se do të shihnim më të keqen”, ka thënë një dëshmitar i rastit.

Raportohet se ajo do t’i nënshtrohet disa intervenimeve, që të ketë mundësi sërish të kryej vallëzime akrobatike. /Telegrafi/