Telegrafi

Akrobatja bie nga 12 metra lartësi gjatë performancës në cirk (Video, +18)

Anëtarja e trupës së akrobatëve të një cirku nga Bjellorusia ka përfunduar në spital, ku gjatë një “shfaqe” nuk ka arritur të bie në rrjetën mbrojtëse dhe ka përfunduar në tokë.

Yulia Tikaeva po bënte akrobacione me kolegët e saj më të cilët po “fluturonte” në një lartësi prej 12 metra, por një moment pakujdesie i kushtoi me rrëzim me kokë në tokë, pasi nuk ra në rrjetën mbrojtëse, transmeton Telegrafi.

Atë e dërguan me urgjencë në spital ku aktualisht është e shtrirë në qendrën intensive për shkak të lëndimeve të rënda në kokë. Por, është interesant se si gjatë rrëzimit, Yulia nuk ka pësuar thyerje të eshtrave.

Edhe pse ka pësuar lëndime të rënda në kokë, mjekët besojnë se nuk do të jetë nevoja për ndërhyrje kirurgjike.

“Të presim se çfarë do të ndodh me të gjatë ditëve të ardhshme”, ka deklaruar zëdhënësi i cirkut Gomel. /Telegrafi/