Telegrafi

Akrobati kinez rrëzohet nga 10 metra lartësi, tmerrohet turma (Video, +18)

Një akrobat ka shokuar audiencën kur befasisht u rrëzua nga 10 metra lartësi, ku po qëndronte i varur në një dru bambuje gjatë një performance në jugperëndim të Kinës.

Burri i veshur si murg, po performonte në një ambient të hapur në kuadër të një cirku në qytetin Juangjin, kur në një moment humbi drejtpeshimin dhe u rrëzua në tokë, transmeton Telegrafi.

Ai është dërguar me urgjencë në spital por ka shpëtuar me vetëm disa lëndime të lehta. Megjithatë, ky moment është filmuar nga një kalimtar rasti që mbeti i shokuar kur pa akrobatin duke rënë nga 10 metra lartësi.

Sidoqoftë, një gjë është e sigurt që kjo ngjarje do t’ju shërbej si leksion, që herëve tjera të tregohen më të kujdesshëm dhe të shtrojnë në tokë dyshek që të paktën të evitohet më e keqja. /Telegrafi/