Telegrafi

Akrobati humbi kontrollin dhe ra nga dhjetë metra lartësi, para publikut të cirkut (Video, +16)

Avas Haurigui po sillej në rrethin e një cirku në Gournsey të Britanisë së Madhe, kur humbi kontrollin dhe ra dhjetë metra poshtë.

Publiku u ngrit në këmbë i shqetësuar, me frikë për fatin e 23-vjeçarit që u përplas për dysheme, transmeton Telegrafi.

Pranë akrobatit shkuan shumë kolegë të tij, që e ngritën ngadalë për ta dërguar në spital.

Megjithëse ra me shpinë dhe dyshohej të ketë marrë lëndime serioze, Haurigui shpëtoi vetëm me lëndime të lehta.

Ngjarja mund të përfundonte edhe më keq, pasi strukturës mund t’i humbte balanca, duke e pësuar edhe akrobati tjetër. /Telegrafi/