Site icon Telegrafi

Akrobati 14-vjeç që me saltot dhe rrotullimet në ajër është bërë sensacion (Video)

Një 14-vjeçar është duke ua rrëmbyer zemrat miliona personave në mbarë botën, falë shkathtësive të tij për të bërë salto shumë të vështira që sigurisht se pak njerëz mund t’i bëjnë.

Ai është Shosei Iwamoto nga Japonia i cili sfidon ligjet e gravitetit, duke bërë akrobacione në qytetin Kobe si dhe në palestrën ku shumicën e kohës e kalon duke ushtruar, transmeton Telegrafi.

Stilin “Raiz” që ai e aplikon nënkupton që saltot duhet të realizohen pa ndihmën e duarve si dhe rrotullimet e shumta në ajër. Megjithatë, për shkak të talentit të rrallë, atë e ndjekin mbi 31 mijë persona në Instagram.

Është interesant se si trupi i 14-vjeçarit është aq elastik sa që në shikim të parë duket thuajse është nga goma, dhe nuk ka kurrfarë problemi të bëjë lëvizje të ndryshme në ajër. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=emhZQ8PSHXg

Exit mobile version