Telegrafi

Akrobacioni me parashutë nuk shkoi sipas planeve, momenti kur burri nga Minnesota bie me shpejtësi të madhe dhe përplaset në tokë

Një akrobacion me parashutë të marinës shkoi tmerrësisht keq, dhe një burrë filloi të bie në tokë me një shpejtësi të madhe prej 150 kilometra, ku si pasojë u lëndua rëndë gjatë përplasjes në tokë.

Ky moment është regjistruar me kamerë amatore, ku shihet një anëtarë i paidentifikuar i marinës amerikane duke u përplasur për tokë derisa po tentonte të dhuronte spektakël në Minnesota, transmeton Telegrafi.

Burri i lënduar është dërguar me urgjencë në spitalin St. May, nga ku është bërë e ditur se është në gjendje kritike.

Raportohet se dy parashutist po realizonin një akrobacion duke qëndruar me këmbëkryq, kur njërit prej tyre filloi t’i prishet parashuta dhe të bie me shpejtësi të madhe.

Videoja e postuar në TikTok tregon momentin e rrëzimit si dhe turma që po ndiqte nga afër – duke bërtitur dhe të pushtuar nga paniku. /Telegrafi/

@iamcanvasman Duluth Airshow accident #parachute ♬ original sound