Site icon Telegrafi

Akrobacionet e Lady Gagas në Super Bowl, hedhja nga çatia dhe muzika energjike (Video)

Lady Gaga ka qenë ylli i mbrëmjes në Super Bowl, gjatë performancës së saj në pauzën e ndeshjes finale në edicionin 51-të të NFL-së.

Fillimisht, ajo u hodh nga kulmi i stadiumit NRG në Houston, e rrethuar nga drita dhe shumë dronë, kurse pastaj këndoi disa këngë me energji të tillë, ashtu si di vetëm ajo.

Lexo po ashtu Patriots, 'mbretër' të historisë në Super Bowl

Teksa i ndërroi rrobat dy herë, këngëtarja e la muzikën që “të fliste” për 12 minuta në vend të saj.

“Pa marrë parasysh nëse jam e zezë, e bardhë apo bezhë – kam lindur që të jem e guximshme”, ka kënduar ajo para publikut amerikan në stadium dhe rreth 110 milionë shikuesish që e kanë ndjekur nëpërmjet ekraneve televizive.

“Poker Face”, “Just Dance” e “Telephone” ishin disa prej hiteve në repertorin e Lady Gagas. /Telegrafi/

Exit mobile version