Nëse jeni në mesin e atyre që kanë një liste me gjëra, prej të cilave frikësohen kur udhëtojnë me aeroplan, më mirë të mos e shikoni këtë ndodhi.
Udhëtarët që po fluturonin me një aeroplan nga Xhakarta për në Pekanbaru, u tmerruan kur mbi koka iu lëvizte një akrep helmues, transmeton Telegrafi.
Të parët që panë krijesën e rrezikshme, me gjatësi mbi dhjetë centimetra, ikin me shpejtësi prej karrigeve, teksa të tjerët rrinin në distancë.
Stafi i aeroplanit e hapën dollapin, në përpjekje që ta kapin, por akrepi ishte më i shpejtë dhe arriti të fshihej. Ende nuk prej nga erdhi akrepi, ndërsa besohet se atë po e transportonte dikush në mënyrë ilegale.
Zyrtarë të kompanisë ajrore, kanë hedhur poshtë mundësinë që aeroplani është mbajtur i hapur dhe atëherë akrepi ka hyrë brenda, teksa kanë nisur pastrimin e detajuar, për ta gjetur se ku ndodhet. /Telegrafi/