Site icon Telegrafi

Akrepat “pushtojnë” qytetin pas stuhisë së fortë – tre të vdekur dhe 450 të sëmurë nga pickimi i tyre në Egjipt

Akrepat në Egjipt kanë thumbuar për vdekje tre persona në qytetin jugor të Aswanit, pasi stuhitë e forta i sollën ata në rrugë dhe shtëpi.

Përveç kësaj, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 450 persona të tjerë u sëmurën nga pickimi i akrepit, tha një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë.

Stuhia me breshër dhe bubullima në zonën pranë lumit Nil të premten ishte veçanërisht “e dhunshme”.

Akrepat shpërndahen rregullisht në rrugë nga reshjet e dendura të shiut, ndërkohë që janë shqetësuar edhe gjarpërinjtë.

Doza shtesë të anti-helmit u janë dhënë qendrave mjekësore në fshatrat pranë maleve dhe shkretëtirave, tha një zyrtar shëndetësor për agjencinë e lajmeve Al-Ahram.

Njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin vendet me shumë pemë.

Egjipti është shtëpia e llojit të akrepave që janë ndër më vdekjeprurësit në botë. Helmi i bishtit mund të vrasë njerëzit në më pak se një orë.

Simptomat që lidhen me efektet e përhapura të helmit mund të përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, dridhje të muskujve dhe lëvizje të pazakonta të kokës.

Anti-helmi përdoret si masë parandaluese përpara shfaqjes së simptomave, por gjithashtu mund të funksionojë pasi simptomat fillojnë të përkeqësohen. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=P7Jb9ob5U70&t=73s

Exit mobile version