Site icon Telegrafi

Akrepat helmues u përpoq t’i transportonte me aeroplan

Shërbimi doganor për dërgesa, zbuloi se në fillim të kësaj jave akrepat e gjallë të një lloji shumë të rrallë, ishin fshehur në një jastëk të vogël ndërmjet gjërave tjera personale që nga Egjipti duhej të transportoheshin për në Gjermani, tha një zyrtar anonim për agjencinë e lajmeve AFP.

Njeriu i arrestuar është përfaqësues i kompanisë e cila transporton mallra nga Giza, lagje e Kajros. Ai tha se kafshët ishin porositur nga një institut hulumtues gjerman.

Akrepat janë konfiskuar, ndërsa i arrestuari doli para drejtësisë për shkeljen e ligjeve të eksportit dhe rrezikimin e jetëve të të tjerëve. /Telegrafi/
 

Exit mobile version