Site icon Telegrafi

​Akreditimi i institucioneve arsimore, KSHC aprovon listën e ekspertëve ndërkombëtarë

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) sot ka aprovuar listën e ekspertëve ndërkombëtarë që do të përfshihen në procesin e akreditimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të tyre studimore.

Në mbledhjen e KSHC-së janë trajtuar edhe disa pika të rendit të ditës të mbetura nga mbledhja e kaluar, për bartësit e programeve akademike, sikurse është caktuar data e diskutimit për dokumentin e Metodologjisë së Monitorimit dhe Procedurave pas akredituese.

Në mbledhjen e sotme, me vota unanime, anëtari ndërkombëtar i KSHC-së, profesori Klemen Miklavic, është zgjedhur nënkryetar i KSHC-së, thuhet në komunikatë.

Exit mobile version