Telegrafi

AKR kundër ngritjes së çmimit të bukës

Mimoza Kusari-Lila, zëvendëspresidente e AKR-së dhe kryesuese e departamentin për ekonomi pran kësaj partie, tha gjatë një konference për media se në Kosovë jetojnë më shumë se 17 për qind e qytetarëve në varfëri me nga një euro në ditë dhe këtë kategori shtrenjtimi i bukës do ta godas edhe më shumë.

“Është shqetësuese se Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka barë plan për të marrë masa në rast të rritjes së çmimit të bukës. Edhe në vitin 2008 e kemi pas të njëjtën gjendje dhe kjo qeveri nuk ka intervenuar”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se rritja e çmimit të bukës ka ndikuar edhe në mos subvencionimin e fermerëve për ta mbjell tokën, pasi q sipas saj, për ta punuar një hektarë tokë duhen rreth 800 euro, e rendimentet janë afër 500 euro.

Po ashtu Kusari-Lila tha se duhet të bëhet ligji për rezervat shtetërore, pasi që është i domosdoshëm për mbajtjen e sasisë së grurit në dispozicion të shtetit në rast të krizave natyrore. /Telegrafi/