Telegrafi

AKP u ndan 20 përqindëshin për punëtorët e Ferronikelit

Shuma e përgjithshme e 20 përqindëshit që u takon punëtorëve është 6,110.874 euro, nga të cilat 75 për qind apo 4.583.155 euro do t’i shpërndahen punëtorëve tani, bazuar në strategjinë për shpërndarje të pjesshme të 20 përqindëshit, të miratuar nga Bordi i Drejtorëve të AKP-së.

Pjesa e mbetur e fondeve prej 25 për qind e shumës së përgjithshme që u takojnë punëtorëve do të shpërndahet më vonë, pasi të përfundoj procedura ankimore nga Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Në listën e punëtorëve që përfitojnë nga shpërndarja e këtyre mjeteve janë 2010 persona. Në afatin e paraparë ligjor për paraqitjen e ankesave në Odën e Veçantë deri me datë 27 nëntor 2010, në këtë Gjykatë janë dorëzuar 74 ankesa, kurse, sipas shënimeve të ofruara nga Gjykata, nuk ka ankesa të punëtorëve kundër njëri-tjetrit.

Shuma totale në dispozicion për shpërndarje është 4.420,414 euro, kurse shuma që i takon çdo punëtori është 2.199.21 euro.

Ndërmarrja Shoqërore “Ferronikeli” është privatizuar me metodën e Spin-Off Special në muajin prill të vitit 2006. /Telegrafi/