Telegrafi

AKP, strategji për 20 përqindëshit

Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit gjatë kësaj mbledhje aprovoi Biznes Planin për vitin 2010, në të cilin përveç privatizimeve të ndërmarrjeve shoqërore që parashikohen gjatë këti viti, duke përfshirë edhe disa prej ndërmarrjeve më të mëdha në portofolin e AKP-së, janë të planifikuara edhe shitjet përmes procesit të likuidimit, si dhe veprimet konkrete në fushat e tjera të veprimit të AKP-së, duke përfshirë dhe aprovimin e valës së 42 të privatizimit.

Gjithashtu Bordi i Drejtorëve të AKP-së, diskutoi dhe aprovoi strategjinë mbi përshpejtimin e shpërndarjes së parakohshme të shumës së 20% ndaj punëtorëve të pranueshëm të ndërmarrjeve shoqërore ku janë aprovuar më herët listat finale nga Bordi i Drejtorëve të ndërmarrjeve të caktuara dhe të cilat janë në pritje të shqyrtimit dhe vendimit përfundimtar nga Oda e Veçante e Gjykatës Supreme të Kosovës për muaj të tërë.

Një vendim i tillë është mundësuar duke ju falënderuar edhe përkrahjes dhe zotimit material nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si dhe përkrahjes së institucioneve tjera relevante në Kosovë në lidhje me këtë çështje. Veprimet e para konkrete në këtë drejtim priten të realizohen brenda tremujorit të parë të këtij viti.