Telegrafi

AKP shpërndan 20 përqindëshin për tri ndërmarrje

Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20%, Bordi i Drejtorëve i AKP-së, mori vendim për shpërndarje të pjesshme të 20 për qindëshit për punëtorët e tri ndërmarrjeve (Plantacioni – Ferizaj, Mustafe Goga – Ferizaj dhe Utva – Pejë).

Bordi mori vendimin që të liroj nga raportimi i mëtutjeshëm ndërmarrjen e re “Veraria Rahoveci”, SH.P.K, pas përmbushjes së kushteve të parapara sipas kontratës së shitjes.

Bordi i Drejtorëve të AKP-së aprovoi rekomandimet, që ndërmarrja “Emin Duraku”, ndërmarrja “Jatex” dhe ndërmarrja “Deva” nga Gjakova të trajtohen si ndërmarrje shoqërore.

Gjatë këtij takimi, Bordi aprovoi edhe transaksionet e disa prej shitjeve të aseteve përmes procesit të Likuidimit 1, sipas rekomandimeve të menaxhmentit të AKP-së.