Telegrafi

AKP shperndan 20 % edhe për 9 ndërmarrje të privatizuara

Këtë vendim, AKP e ka marrë bazuar në strategjinë mbi përshpejtimin e shpërndarjes së parakohshme të shumës së 20 % ndaj punëtorëve, të miratuar nga ana e Bordit të Drejtorëve të AKP-së.

Ndërmarrjet për të cilat është bërë shpërndarja e 20%-it janë këto: KNI Ramiz Sadiku – Prishtinë, KHT Kosova – Prishtinë, Energomontimi – Prishtinë, 16 Qershori – Deçan, Aromatik – Prizren, Ramiz Sadiku – Prizren, Fabrika për Përpunimin e Kërpudhave dhe Fryteve Pyjore – Keqekollë, Stacioni Bujqësor – Gjakovë dhe Kosovatrans – Kamenicë

Shuma e përgjithshme e shpërndarë për këto nëntë ndërmarrje është 3.030.816,89 euro, ndërsa numri i përgjithshëm i punëtorëve që përfitojnë në total është 1594 punëtorë.