Telegrafi

AKP shpallë valën 48 të privatizimit

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve, të muajit janar, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 48 përmban 13 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 13 Ndërmarrje të Reja.

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt. /Telegrafi/