Telegrafi

AKP shpall valën 44 të privatizimit

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në Mars 2010, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 44 përmban 11 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 11 Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 30 Qershor 2010.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 7 korrik 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.