Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve numër 55 përmes metodës së Likuidimit shpalli fituesit e përkohshëm për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.
Për 35 asete sa ishin në shitje përmes kësaj shitje me likuidim gjithsej u pranuan 135 oferta, dhe vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3 milionë e 317 mijë e 710 euro.
Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve janë bërë në mënyrë transparente, thuhet në njoftim.
AKP më herët kishte bërë të ditur se ka tërhequr nga shitja disa njësi, duke respektuar kërkesat e disa komunave mbi shpalljen e zonave të interesit publik dhe inicimin e proceseve të shpronësimit.
Këto janë njësitë e tërhequra nga shitja:
Njësia nr.04: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot B), Prishtinë
Njësia nr.05: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot C) , Prishtinë
Njësia nr.06: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot D) ,Prishtinë
Njësia nr.07: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot E) , Prishtinë
Njësia nr.08: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot F) , Prishtinë
Njësia nr.09: Tefik Çanga Toka në Busi (Lot G) , Prishtinë
Njësia nr.13: Univerzal Lokali 13 dhe parcela në Leposaviq
Njësia nr.15: Univerzal Lokali dhe toka ndërtimore në Dren, Leposaviq.
Njësia nr.17: NSH Trepça Hoteleria Lokali i përkohshëm në Mitrovicë e Veriut.
Njësia nr.19: Stacioni i Veterinës në Soqanicë, Leposaviq.
Njësia nr.30: Rilindja Toka Prishtinë
Njësia nr.32: Centrotekstil Lokali Prishtinë
Njësia nr.33: Monting Energetika Lokali Prishtinë
Njesia nr.34: Marketing Export Lokali Lipjan
Njësia nr.37: Bankkos Podujevë
Njësia nr.40: Gërmia Shitorja nr.137, Mitrovicë e Veriut
Njësia nr.50: NSh “Sharrprodhimi” – Shitorja në fshatin Bresanë, Dragash
Ndryshe, njësia nr.34 Marketing Export Lokali Lipjan është tërhequr për shkak të masës së përkohshme nga gjykata.