Telegrafi

AKP publikon rezultatet e valës 45-A

Në valën e 45-A të privatizimit çmimi më i lartë ishte 8 milionë e 199 mijë e 999 euro, që u dha për ndërmarrjen e re “Hotel Onix, Banja e Pejës” dhe “Ilixhe”, shpk. Ndërsa çmimi më i ulët ishte 51 mijë euro për ndërmarrjen “Remont Servisë”.

Për privatizimin e disa ndërmarrjeve i mbeti bordit të AKP-së të vendos për shkak se kishte vetëm nga një ofertues. Në shumë ndërmarrje u paraqit vetëm një ofertues potencialë dhe oferta mbeti për rishqyrtim.

AKP-ja përmbylli valën e 45 A të privatizimit më 22 milionë e 677 mijë e 289 euro. /Telegrafi/