Telegrafi

AKP, në bllokadë totale

Pavarësisht deklaratës së kryeministrit, Isa Mustafa, se gjatë muajit prill do të kompletohet Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, një gjë e tillë nuk po ndodh.

Po bëhen më shumë se dy muaj prej se anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të AKP-së u ka përfunduar mandati, përderisa emrat e kandidatëve të rinj ende nuk i kanë dërguar në Kuvendin e Kosovës për miratim.

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se Qeveria ende nuk i ka dërguar në Kuvend emrat e kandidatëve për anëtarë të Bordit të AKP-së.

“Qeveria e Kosovës ende nuk i ka dërguar propozimet për anëtarë të Bordit. Ne jemi në kontakte me Qeverinë dhe ata na kanë njoftuar se në një afat të shkurtër do të dërgojnë emrat në Kuvend, por që nuk e kemi ndonjë datë të caktuar”, ka thënë ai. /Zëri/Telegrafi/