Telegrafi

AKP largon punëtorët e Grandit me dhunë

Ka nisur largimi me dhunë i të gjithë punëtorëve të Hotelit Grand në Prishtinë. Kjo pasi që me 2 shkurt të këtij viti ka hy në proces të likuidimit kjo ndërmarrje shoqërore.

Kështu ka thënë për KosovaPress, Avni Jashari, ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Sipas tij, me ligjin e AKP-së, në momentin që një ndërmarrje hynë në proces të likuidimit, të gjithë punëtorëve u skadon kontrata dhe duhet ta lëshojnë vendin e punës.

Për rastin e Grandit, Jashari tha se është situata në kontrollë dhe se likuidatorët e Agjencisë janë në këto momente aty. /Telegrafi/