Agjencia Kosovare e Privatizimit, brenda dy ditëve do të nxjerr me forcë punëtorët dhe menaxhmentin e RTK-së nga objektet ku janë duke funksionuar. Kështu së paku thuhet në një ultimatumin të cilin kjo Agjenci ia ka drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.
Në vendimin e AKP-së thuhet: “Asetet e Ndërmarrjes Shoqërore ‘Radio Televizioni i Prishtinës’, janë duke u shfrytëzuar aktualisht nga RTK-ja, sipas të dhënave në dispozicion të AKP-së evidentohen në pronësi të Ndërmarrjes Shoqërore të RTP-së”.
Kjo nënkupton se shfrytëzimi pa bazë ligjore nga ana e RTK-së i aseteve paraqet posedim të paligjshëm apo uzurpim.
Më tej, në vendim e AKP-së kërkohet që RTK të paguajë qiranë AKP-së për kohën e shfrytëzuar deri më tash, si dhe të hyjë në marrëdhënie kontraaktuele të qirasë me AKP-në. Ndryshe, sipas AKP-së, brenda afatit pesë ditësh duhet të lirohet objekti i RTK-së.
Në vendimi gjithashtu thuhet se nëse RTK nuk liron hapësirat e AKP-së në mënyrë vullnetare, atëherë AKP do të intervenojë së bashku me Policinë e Kosovës.