Site icon Telegrafi

AKP-ja tetë muaj pa bord

Zvarritjet në formimin e bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për muaj të tërë po dëmtojnë rënë ekonominë e vendit. Dy partnerët e koalicionit, si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ashtu edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kanë pranuar se ka pasur vonesa rreth emërimeve të anëtarëve të bordit të AKP-së.

Sipas tyre, kjo zvarritje është bërë për shkak të vonesave në konsolidimin e institucioneve të shtetit dhe për shkak të shumë krizave me të cilat është ballafaquar Qeveria e kryeministrit Mustafa që nga fillimi dhe tash së fundmi me bllokadën e Kuvendit.

Ismet Beqiri, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë për “Zërin” se mosformimi i këtij bordi po lë pasoja të mëdha. Por, zvarritjet e deritashme, sipas tij, janë për shkak të zgjedhjes të njerëzve që janë më profesionistë.

“Është e vërtetë se ka pasur zvarritje të formimit të bordit, moskompletimi i bordit ka edhe pasoja të tjera në mosfunksionimin e këtij organi si proceset që lidhen me fondin e privatizimit. Unë po shpresoj se janë në fazën e konsultimeve të ndryshme për të gjetur njerëz më profesionistë dhe njerëz të guximshëm dhe kjo ka ndikuar që pak të zvarriten gjërat. Por, fatkeqësisht edhe disa zhvillime të tjera prej konstituimit të kësaj Qeverie, janë disa vështirësi të cilat realisht nuk kanë krijuar hapësirë edhe për t’u marrë me kompletimin e të gjitha agjencive. Nuk e them që Lista Serbe është pengesë, sepse në fund të fundit bordi funksionon edhe pa ta, se vendimet merren nga shumica”, ka thënë ai. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version