Telegrafi

AKP-ja shpall valën 46 të privatizimit

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin shtator, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 46 përmban 15 Ndërmarrje Shoqërore prej të cilave janë krijuar 17 Ndërmarrje të Reja.

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt. /Telegrafi/