Telegrafi

AKP-ja përshpejton shpërndarjen e 20 përqindëshit

“Bazuar në strategjinë për përshpejtimin e ndarjes së 20 për qindëshit, të miratuar më parë nga ana e Bordit të AKP-së, në këtë mbledhje, Bordi aprovoi listat e punëtorëve të 20 ndërmarrjeve shoqërore dhe konfirmoi përkushtimin se shpërndarja e 20 për qindëshit të mjeteve do të vazhdojë me intensitet të shtuar në muaj që vijnë”, thuhet në një komunikatë për media të AKP-së.

Po ashtu bordi ka shqyrtuar edhe një herë gjendjen në katër ndërmarrjet e privatizuara me metodën spin-off special (Hoteli Grand, IDGJ Tobaco, XIM Strezovc dhe XIM Golesh), të cilat nuk kanë përmbushur kushtet e kontratës së nënshkruar.

“AKP-ja, meqë ka konstatuar mos përmirësim të situatës në këto ndërmarrje, do të vazhdoj me aplikimin e ndëshkimeve për mos përmbushje të kontratës, të cilat kapin shumën prej 18,550,773 euro”, saktëson komunikata e AKP-së.

Gjatë kësaj mbledhje, Bordi ka aprovuar Raportin Tremujor për Kuvendin e Kosovës për periudhën prill-qershor 2010. /Telegrafi/