Site icon Telegrafi

AKP-ja ndal lëshimin e aseteve me qira pa tender publik

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) e ka ndryshuar mënyrën e lëshimit të aseteve me qira, shkruan sot Koha Ditore.

Ka hapur tender për lëshimin e aseteve në likuidim me qira, për dallim nga rreth 300 asete që i kanë lëshuar me qira pa tender publik. Hapja e tenderit ka bërë që AKP-ja të mos i shfrytëzojë mundësitë që janë dhënë në nenin e 10 të Rregullores për lëshimin me qira të aseteve në likuidim, i cili i mundësonte menaxhmentit të lëshonte me qira asetet pa asnjë procedurë. Kjo rregullore është e kundërligjshme, pasi nuk është miratuar nga Bordi i AKP-së siç kërkohet në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Lëshimi i këtyre aseteve me qira përmes tenderit është bërë pas raportimeve për shkeljet ligjore që ka bërë AKP-ja me lëshimin me qira të aseteve pa tender publik. /Telegrafi/

Exit mobile version