Site icon Telegrafi

AKP-ja konfirmon lidhjen e kontratës milionëshe

Derisa flatacionet dhe minierat e “Trepçës” në jug të Mitrovicës dhe në zonat e tjera të Kosovës po pushojnë nga prodhimi, tash e tre muaj menaxhmenti serb i “Trepçës” në veri po lidh kontrata milionëshe me kompani ndërkombëtare për shitjen e koncentratit të plumbit dhe të zinkut.

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), e cila administron me ndërmarrjen “Trepça”, bazuar në Ligjin për Riorganizimin e Ndërmarrjeve të Caktuara dhe Pasurive të tyre, e konfirmon se këto kontrata prej 24 milionësh janë lidhur me dy kompani ndërkombëtare.

Dokumentet e dy kontratave, që gazeta “Zëri” i ka publikuar ditën e hënë, tregojnë se nga këto shitje të pasurisë së “Trepçës”, që kontrollohet nga serbët e veriut të Mitrovicës, do të përfitohen 24 milionë euro brenda vetëm një viti.

Edhe zyrtarisht, kombinati “Trepça” në veri të Mitrovicës ka njoftuar për arritjen e marrëveshjeve për eksportin e koncentratit të plumbit dhe të zinkut, që nxirren nga minierat “Belo Brdo” dhe “Crnac” të Leposaviqit. Këto informata i ka konfirmuar edhe AKP-ja. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version