Telegrafi

AKP-ja e shton buxhetin për 1.7 milionë euro

Shitorja dhe Libraria “17 Nëntori”, në Pejë është shitur për 300 mijë euro, që është njëherit çmimi më i alrtyë përmes formës së likuidimit të aseteve. Kurse, çmimi i dytë më i lartë ishte 255 mijë e 555 euro për “KB Vushtrria”, tokë dhe ndërtesa.

Njësit që u likuiduan përmes shitjes ishin: “NVG Progresi”, shitore Kraljevë, që nuk dha askush asnjë ofertë. “Teuta Bare”, tokë në Mitrovicë, çmimi më i lartë 26 mijë euro që ishte i vetmi ofertues. “17 Nëntori”, shitore në Pejë çmimi më i lart 113 mijë euro.

Shitore dhe universal Pejë të “17 Nëntorit”, që u shitë për 92 mijë euro.
Minimarketi “Kosovarja”, në Prishtinë u shit 220 mijë euro. Shitore “Kosovarja”, në Drenas 121 mijë euro. “Kosovarja”, shitorja numër 2 Prishtinë 101 mijë euro.

“Filigran”, shitorja në Prishtinë 63 mijë euro. “Ramiz Sadiku”, kompleksi afarist Ortakoll 182 mijë euro. Komuna njësia në Zym 20 mijë euro. Komuna shitorja numër 3 në Prizren, asnjë ofertues. “IT Printeks”, shitorja në Terzinmahallë në Prizren u shit për 86 mijë euro dhe Filigran, Stoli dhe makineria-pajisje në Prizren u shitën për 71 mijë euro.

Banesa, shitore dhe bodrum në Ortakoll IV, L/2C, Prizren nuk kishte asnjë ofertues.
Gjithsej 1 milion e 725 mijë e 116 euro shkuan në buxhetin e AKP-së në shitjen përmes likuidimit 3. /Telegrafi/