Planet për marrjen e kompetencave prej Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për kombinatin e ‘Trepçës’ nga zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë në detyrë, Behgjet Pacolli, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli, po mbesin vetëm dëshira.
Kjo, pasi Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme ia ka dhënë kompetencat AKP-së që të vazhdojë me procedurat e riorganizimit të “Trepçës”.
Sipas zyrtarëve të AKP-së, Dhoma e Posaçme për riorganizim të ‘Trepçës’ i ka dhënë afat administratorit deri më 2 prill të vitit të ardhshëm, shkruan “Kosova Sot”.
Nuk dihet nëse agjencia do të mund të përfundojë me sukses riorganizimin e ‘Trepçës’ deri atëherë, pasi kjo agjenci përveçse ka mbetur pa bord të kompletuar, ajo tashmë mbetet edhe pa udhëheqje menaxheriale. /Telegrafi/